MENDIME TE BRISHTA NE KETE FUND MUAJI TE BRISHTE

Eh mer plaku Mere, mire e the…”Kokerrat e tespive rrijne gjithnje bashke se i mban peri…” Por, ky peri i shoqerise tone kur u lirua xhanen? Mos valle idealet e vyera qe na rriten u vjeterruan kaq shpejt? Mos valle vlerat tona ishin arkaike dhe te papergatitura te perballojne kete furtune moderne e zvetesuese? Apo mos ndoshta keto vlera zvetesuese ishin gjithmone te pranishme, por ne beme sikur nuk i pame, sic beme kur te tjeret na thane ja ujku dhe ne akoma po kerkonim gjurmet?

Nuk e di. Po ta dija, nuk bisedoja me ty o plaku Mere. Moderniteti qenka i eger; nuk te falka jo! E ka kapur njeriun e sotem per fyti e nuk po marrim vesht cpo i ben. Dreq o pune! Rro o gjyshi i madh e shiko cfare behet ne shoqerine tone. Filozofine e mexhelisit e shiten per botekuptime provinciale dhe dekadente. Rrjedhshmerine e llogjikes e shiten per kokefortesi fshatareske. Hijeshine e kullave e shiten per pak fodullek e paftyresi urbane. Vendosmerine burrerrore e shiten per vendime amorfike si ajo anija me vela qe lundron nga fryn era. Fisnikerine shpirterore e shiten per cungueshmeri paradoksale. Fjalen e dhene e shiten per genjeshtra qesharake e feminore. Pastertine hyjnore e shiten per interesa te erreta e te ceketa. Drejtesine morale e shiten per ideale vulgare dhe te shtremberta.

Me duket se nena e gjithe te keqijave eshte hipokrizia, kjo dhelper tinzare dhe e pangopur qe kerkon te ushqehet ditat dites. Nuk ushqehet me te mira materiale, por me degradimin e shpirtit njerezor, pasi nuk deshiron ta shohe njeriun te jete mbi veten.

Nuk eshte e lehte te luftosh hipokrizine; po te ishte e lehte te gjithe do ta benin. Perkundrazi eshte shume e veshtire – e veshtire deri ne piken ku njerezit preferojne ta perqafojne ate sesa ti shpallin lufte. Eshte shume e veshtire pasi ne arsenalin e hipokrizise eshte nje arme sekrete, shume e fuqishme e shume e demshme; kjo arme eshte bindja e gabuar, por qe individi ne fjale e beson verberisht, qe individi eshte ne rrugen e duhur ne kete udhetim qe askush nuk ia ka pare hajrin destinacionit.

Ne keto kondita, cdo veprim i nje pale te trete qe buron nga miresia e tremb njeriun hipokrit. Dashamiresia disavjecare i duket sikur qellimet e atij “mikut modern qe ju do te miren.” Sa zhgenjyese! Dhe sa naive! Individi bie ne kete vorbull qe nga lageshtia ja ka turbulluar pamjen me nje imazh fiktiv e qe ky i fundit e ka ngrene sapunin per djathe. Shkalla e rradhes eshte momenti kur njeriu hipokrit bie ne nivelin mosperfilles, nje status temporar, por me probabilitet te larte te kete pasoja te perhershme. Shkurt eshte si ajo shprehja popullore: “Stambolli po digjet, kurse ajo mikesha krihet.” Por mua me duet se keto “mikeshat” moderne jo vetem qe krihen, por here pas here e hedhin nga nje shishe benzine tek catia e komshiut (here nga kureshtja per te pare cdo te ndodhi, here nga padituria se ne te ardhmen flaket qe mbollen do ju kthehen mbrapsht e here nga mendjemadhesia katundare qe i karakterizon keto individe.)

Fatkeqesia me e madhe eshte se gjasat jane qe nje dite do te pendohen…do ti bien mendjes mbrapa e do ta kerkojne Vloren…, por nuk do ta gjejne….do te enden si cifutet ne shkretetire per te gjetur rrugen e duhur, por ndoshta do te jete shume vone, pasi hekuri rrihet sa eshte i nxehte.

Dikush mund te thote qe dhe une, sic cdo njeri, jam hipokrit e pergjegjes per kete degradim. Per here te pare, me duhet ta pranoj….Jam hipokrit pasi shoh ate gjylen e madhe qe eshte drejtuar kunder meje dhe po mundohem e lutem qe mos godet ndonje mullar…jo sepse kam frike ta perballoj, por sepse nuk ja vlen barra qirane…

Me ty e nisa dhe me ty po e mbyll o plaku Mere….Mire e the zotrote….Gjyle e madhe [mbase do] plasi nje dite…E keshtu sic duken punet, une, si ti o plaku Mere nuk kam cte bej gje tjeter…vecse te qeshi…apo nuk kam nje te qeshur tipike qe te terheq vemendjen e tejcon karizem tradite…do te jete nje e qeshur plot qetesi dhe dashuri…e mbi te gjitha, plot dhembshuri…..

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s